Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Avokatët e Ylli Ndroqit: Sulm politik pas gjyqit me Veliajn, do e ankimojmë vendimin

Avokatët e Ylli Ndroqit: Sulm politik pas gjyqit me Veliajn, do e ankimojmë vendimin

13:40, 03/08/2020
A+ Aa A-

SPAK ka sekuestruar sot 26 pasuri të paluajtshme të Ylli Ndroqit, pronar i RTV ORA.

Në lidhje me këtë lajm janë deklaruar avokatët e Ndroqit. Ata thanë se vendimi për sekuestrimin e pasurisë së Ndroqit është vendosur nga Gjykata e Shkallës së Parë të SPAK, ndërsa do të apelojnë këtë vendim në shkallët më të larta të gjyqësorit.

Për avokatët, sulmi ndaj Ylli Ndroqit është politik, pasi biznesmeni ishte në gjyq me kryebashkiakun e Tiranës Erjon Veliaj.

“Ka qenë duke udhëtuar me automjetin e tij Mercedes kur forcat operacionale e ndaluan pas një urdhri nga dy prokurorët që e kanë çuar çështjen në gjykatë, për të marrë makinën. Ka kërkuar ta shoqëroje vetë makinën.

Erdhëm në Drejtorinë e Policisë ku na është komunikuar një urdhër-ekzekutimi për vendosje sekuestro, nuk është as i ndaluar as i shoqëruar. Ka shoqëruar Mercedesin e tij dhe ka kërkuar sqarime. Brenda afatit do e ankimojmë vendimin në apelin e SPAK-ut. Makina e tij ndodhet në ambjentet e Policisë së Tiranës".

"Zoti Ylli Ndroqi do të provojë para gjykatës se pasuria e tij është e ligjshme dhe e vendosur nga bizneset e tij. Ky është një sulm politik ndaj Ylli Ndroqit, pasi ishte në gjyq me kryebashkiakun e Tiranës Erjon Veliaj”, deklaroi avokati Alban Qafa.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Ledio03/08/2020 14:58

Po mafiozin tjeter, Skender Topin, rektorin e Universitetit, Elbasan, qe eshte bere milioner me ryshfete e korrupsione, me dhjetra prona e shtepi, kur do ta arrestojne??

Shto koment

Denonco