Arrestohet një person, theu xhamat e Prokurorisë së Tiranës

Arrestohet një person, theu xhamat e Prokurorisë së Tiranës

12:21, 03/08/2020
A+ Aa A-

Një incident është regjistruar paraditen e sotme te Prokuroria e Tiranës.

Burime bëjnë me dije se një person ka thyer xhamin në hyrjen e katit të parë të godinës.

Ai kërkonte informacion mbi një çështje për të cilën ishte kallëzuar në prokurori.

Mësohet se ai është shoqëruar në komisariatin Nr.3 për veprime të mëtejshme proceduriale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco