Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Vranë shokun/ Burg për dhëndrin e Sejdinit dhe Adriano Hajdarin

Vranë shokun/ Burg për dhëndrin e Sejdinit dhe Adriano Hajdarin

11:29, 03/08/2020
A+ Aa A-

Gjykata e Elbasanit vendos masën e sigurisë me burg për Sokol Sanxhaktarin dhe Adriano Hajdarin.  Ata akuzohen se kanë vrarë shokun e tyre, Florian Lamçe.

Sanxhaktari është dhëndri i ish-kryebashkiakut Qazim Sejdini, ndërsa mësohet se ka edhe precedentë të mëparshëm penalë.

Sokol Sanxhaktari dhe Adriano Hajdari janë lënë në burg nga Gjykata e Elbasanit pasi akuzohen se mëngjesin e 30 korrikut vranë sende të forta shokun e tyre pasi kishin pirë për disa orë në një lokal.

Ky i fundit ndërroi jetë në spital si pasojë e plagëve të marra, ndërsa dy të miqtë e tij u ndaluan nga policia. Ndaj dy të arrestuarve rëndojnë akuzat për veprën penale “Vrasja me dashje, e kryer në bashkëpunim”.

Dy autorët ishin miq me viktimën, ndërsa burime bëjnë me dije se ata kanë kishin dalë bashkë kur ka nisur konflikti, i cili nën efektin e pijeve alkoolike ka marrë përmasa tragjike.

Ata e kanë dërguar viktimën në Spitalin e Elbasanit, por përpjekja ka qenë e kotë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco