'Mjeku ndërroi jetë kur po intubohej, erdhi në gjendje të rënduar'

'Mjeku ndërroi jetë kur po intubohej, erdhi në gjendje të rënduar'

11:21, 03/08/2020
A+ Aa A-

Mjekja Silvana Bala ka treguar detaje të reja nga ndarja nga jeta e mjekut Anibal Byberi. Ajo tha mjeku kishte 10 ditë që trajtohej në shtëpi sipas rekomandimit të mjekut me të cilin po konsultohej.

Ajo u shpreh se mjeku nuk ishte intubuar, por ka ndërruar jetë kur po intubohej për shkak të parametrave jetësorë, të cilat dukeshin në gjendje mjaft të rëndë, shkruna Abc News.

“Anibali ka qenë një nga shokët e mi. Ka kryer specializimin dhe punonte si mjek familje në Tropojë. Ka ardhur dje pasdite vonë. Kam një keqardhje dhe i përcjell familjes ngushëllimet e mua.

Ka qëndruar në shtëpi sipas rekomandimit të mjekut që e ka pritur 10 ditë. Kishte një peshë shumë të madhe. Dhe pacientet që shoqërohen me sëmundje të tjera, dhe vjen me vonesë, është e vështirë ta përballosh. Kemi pasur jetë të humbura për shkak të obezitetit.

Punonte si mjek familje në Tropojë. Por ministria mund ta dijë më mirë. Ka ardhur. Është tentuar të intubohet, por ka humbur jetën. Ka ardhur me parametra shumë të rënduar”, tha Bala.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Alb003/08/2020 17:22

Duhet nje hetim proffesional nderkombetar per procedurat e intubimit si dhe per kualifikimin e personelit qe assiston intubimin dhe per kualitetin e ventilatoreve qe perdoren.Duhet te testohet i gjithe personeli qe assiton intubimin pas ngihen dyshime se mos kompetenca e stafit apo kualiteti i ventilatoreve te blere nga nje qeveri tejet e korruptuar shkakton tragjedi te perditeshme si ne Shqiperi po ashtu dhe ne Kosove. Intubimi eshte nje proces kompleks qe duhet te asistohet nge perona tejet kompetent perndryshe rritja e vedekjeve per personat e intubuar menjehere sa intubohen nge dyshime serioze per kompetencen e stafit mjeksor apo dhe paisjet e perdorura. SPAK duhet te nderyje menjehere per investigim te thelluar cdo vonese rrit tragjedine.

t03/08/2020 11:50

A e vrasin mendjen keta mjeke pse po vdesin pacientet me covid kur vendosen ne intubim?

Shto koment

Denonco