Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Pse Edi Rama është tërbuar me RAI 3?

‘Do na vendosin çipa’, Profesori kundër konspiracionistëve: Kujt i duhet me ditë çfarë bëni, kush jeni ju...

‘Do na vendosin çipa’, Profesori kundër konspiracionistëve: Kujt i duhet me ditë çfarë bëni, kush jeni ju...

08:43, 03/08/2020
A+ Aa A-

Profesori nga Kosova Lul Raka ka dalë kundër të gjithë atyre që thonë se koronavirusi nuk ekziston dhe që mendojnë se me anë të vaksinave do të na vendosin çipa.

Ai u drejtohet këtyre personave duke iu thënë se ata janë askushi, pasi asnjërit nuk i duhet të dijë se çfarë bëjnë ata.

Profesori bën apel duke u shprehur se virusi ekziston dhe është shumë i rrezikshëm dhe secili prej nesh duhet të ketë kujdes.

“Ata që thonë se iu vendosin çipa për t’i kontrolluar dhe se koronavirusi nuk ekziston. Po kush janë ata që me iu vendos çipa. Kujt i duhet me ditë se çka bojnë ata që me i kontrollu.

Absolutisht kurrkushi. E askujt s’i intereson e as nuk ka interes që me e ditë çka bojnë ata persona. Kjo çështja e çipave e teorive tjera konspirative është për keqardhje. Virusi ekziston dhe madje është shumë i rrezikshëm. Duhet secili prej nesh të ketë kujdes”, shprehet profesori.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Era03/08/2020 11:44

Ik vrit veten ti, me gjithe corona. Kane folur shkencetare e mjeke amerikane e Italiane per te nxjerre qe eshte genjeshter. Eshte bakter e jo virus. Po ti me ata qe te drejtojne ty do e shigni mire fundin sh shpejt.

Don03/08/2020 11:43

Profesori ka nevoje qe te edukohet per realitetin e ri te luftes per informacion! Sigurisht qe teoria e cipave mund te jete e gabuar, por pyetja "Kujt i duhet informacioni per ju?" eshte nje pyetje jashte realitetit. Te gjithe gjigandet e internetit dhe rrejteve sociale (Google, Apple, Microsoft, Amazon, etj) jane ne lufte se kush mbledh me shume informacion rreth personit dhe jetes se tij personale ne menyre qe t'u ofroje permes mediumeve te veta reklama sa me afer nevojave. Nese ata kane me shume info per nje individ, prezupozohet qe reklamat qe do t'u ofrojne permes mediumeve te tyre do te kene me shume gjasa qe te shikohen e, me shprese, te perdoren per blerje. Sa me shume te bleni permes ketyre reklamave, aq me shume fitime kane keto kompani interneti pasi me shume biznese rregjistrohen per te reklamuar permes tyre. Kjo mund te duket e cuditshme, por ka kompani si Facebook apo Google apo Samsung te cilet degjojne bisedat tuaja personale edhe kur ju mendoni se nuk po i perdorni pajisjet e tyre! Keto biseda filtrohen nga programe inteligjence per te zbuluar se cfare nevojash keni ju (per te blere). Para disa ditesh, nje mik i imi ne FB kishte postuar qe u kishte ardhur me poste nje reklame prove (sample) artikujsh kosmetike per gra nga nje firme te cilen gruaja nuk e kishte permedur me askend pervec se me burrin, ku i kishte shprehur se ndoshta duhej te provonte ate linje kozmetike! Pas disa ditesh, i vjen artikulli prove!!! Profesori mund te thote se eshte koincidence, por Google, Amazon dhe Facebook nuk lene vend per koincidenca. Mjafton te lexoni Kushtet dhe Rregullat e perdorimit te Google Assistant, apo Amazon Alexa, apo Microsoft Cortona e te kuptoni se keto programe kane nevoje te perdorin mikrofonin e pajisjes suaj. Nese ju nuk e kontrolloni qe mikrofoni te perdoret vetem kur ju e perdorni pajisjen, automatikishte keto asistente inteligjente do ta perdorin mikrofonin vend e pa vend duke e ndezur e duke pergjuar cfaredo mund te degjohet ne ambjentin ku ndodhet pajisja kompjuterike! Ndaj profesori te perditesohet e te kuptoje se dikush ka mjaft nevoje, biles e ka jetike per ekzistencen e saj qe te pergjoje e dije sa me shume per cdo individe!

Noni03/08/2020 09:37

Po covid-i kujt i duhej , qe u perhap ne gjithe boten e mori kaq jete njerezish , profesor??? I duhej valle njerezve popull neper bote , ju sherbeu atyre me humbjen e jeteve dhe shume te tjera katastrofa ekonomike, , apo interesave te atyre qe e perhapen dhe qe ju si njeri me kulture , shume me teper se njerezit e thjeshte , i dini mire keto konspiracione qe luhen ne kurriz te popujve .Ti perpara , me eliten shkencetare politikane , na prini, per tu vaksinuar kundra rrezikshmeris se covid-19 , te tjeret le te vijne pas jush , keshtu ndoshta do te beheni sadopak te besueshem me keshillat qe jepni nepermjet shkrimeve .

Korona-rilindja 03/08/2020 09:10

O i shitur te Kill Gates dhe Sorrosi po del e verteta popujt po zgjohen 1 milione njerez u mblodhen ne Berlin kunder "plan-demise" kete te shtune dhe e zbythen policine gjermane. edhe po te analizosh shifrat fiktive te OBSH te infektuarit me vdekjet % perseri eshte shume e ulet! do jepni llogari para ligjit heret a vone per gjenocid dhe panik!

Shto koment

Denonco