VIDEO/ Me 7 emigrantë në makinë ‘drejt’ BE, por përfundon në pranga 24 vjeçari. EMRI

VIDEO/ Me 7 emigrantë në makinë ‘drejt’ BE, por përfundon në pranga 24 vjeçari. EMRI

08:36, 03/08/2020
A+ Aa A-

Eshte kapur duke transportuar 7 emigrantë të paligjshëm dhe është arrestuar në flagrancë 1 shtetas.

Sadik Lici 24 vjeç, banues në Elbasan, u kap nga shërbimet e policisë në afërsi të fshatit Memlisht, Pogradec, duke transportuar me mjetin tip "Toyota", në drejtim të Tiranës, 7 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt fitimit iu kishte premtuar kalimin e tyre drejt vendeve të BE-së.

Ja njoftimi i plotë

Qarku Korçë

Vijon operacioni policor i koduar "Perimetri".

Në vijim të këtij operacioni goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

Kapet duke transportuar 7 emigrantë të paligjshëm, arrestohet në flagrancë 1 shtetas.

Strukturat për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore dhe Komisariatin e Policisë Pogradec, në vijim të operacionit policor "Perimetri", goditën një tjetër rast të veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt fitimit, me qëllim dërgimin drejt vendeve të BE-së. Si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

- S. L., 24 vjeç, banues në Elbasan, i cili u kap nga shërbimet e policisë në afërsi të fshatit Memlisht, Pogradec, duke transportuar me mjetin tip "Toyota", në drejtim të Tiranës, 7 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt fitimit iu kishte premtuar kalimin e tyre drejt vendeve të BE-së.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprën penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Aqif pasha03/08/2020 08:48

O njerës ku ësht BE në Librazhd.po lerini njerëzit të jotojn ku të duan !

Shto koment

Denonco