Zjarri kërcënon banorët dhe turizmin në Rubik/ Ruci: Shteti nuk ka impenjimin e duhur për shuarjen e flakëve

Zjarri kërcënon banorët dhe turizmin në Rubik/ Ruci: Shteti nuk ka impenjimin e duhur për shuarjen e flakëve

22:51, 02/08/2020
A+ Aa A-

Zjarri i fuqishëm që ka përfshirë Katundin e Vjetër në Rubik është duke kërcënaur jetën e banorëve dhe të ardhmen turistike të zones.

Në një postim në Facebook, Mark Ruci ka denoncuar neglizhencën e strukturave përgjegjëse të Drejtorisë së Emergjencave civile, ku sipas tij nuk kanë impenjimin e duhur për shuarjen e këtij zjarri.

Gjithashtu Ruci i ka kërkuar Zv Ministri Mbrojtjes Petro Koci, të shpjegoje  publikisht arsyejen e ndërprerjes së operacionit për shuarjen e zjarrit me helikopteret me uje, pasi ka tre dite duke sjelle  një riaktivizim të vatrave të zjarrit dhe duke rrezikuar seriozisht jetët e banorëve dhe të ardhmen e këtij destinacioni turistik të lakmushem nga vizitorë vendas dhe te huaj.

Postimi i plotë:

Zjarri fuqishem kercenon shtepite dhe jetet e banoreve te fshatit Bulger si dhe te ardhmen turistike te Katundit Vjeter ne Rubik .

Megjithese media shkruar dhe vizive ka dhene alarmin per rrezikun nga zjarri qe kercenon shtepite dhe jetet e banoreve te fshatit Bulger dhe te ardhmen e destinacionit turistik tashme te konsoliduar te Katundit Vjeter ku ushtrojne aktivitete 7 biznese si rezultat i bashkpunimit me donatoret dhe investimet e emigranteve banore te ketij fshati , strukturat pergjegjese te Drejtorise se Emergjencave civile nuk kane impenjimin e duhur per shuarjen e ketij zjarri .

Mbi 2 jave vazhdon zjarri ne fshatin Proll te Lezhes dhe nuk ka asnje te ndaluar nga organet ligjzbatuese per te ndeshkuar zjarrvenesit por njekohesisht

Drejtoria e emergjencave civile prane Ministrise se Mbrojtjes nuk ka arritur te vere ne kontroll zjarrin e fuqishem .

Mungese impenjimi ne kohe , nderhyrje sparodike si ajo para tre diteve me helikopter me uje apo lenia ne dore te emergjencave te Bashkise Mirdite , te pakte ne numer , pa uniforma dhe mjetet e duhura per shuarjen e zjarrit tregoj papergjegjshmeri totale te drejtorise se emergjencave civile dhe Ministrise se Mbrojtjes dhe titullareve te saj Olta Xhacka dhe Petro Koci .

Zv Ministri Mbrojtjes Petro Koci ne vend qe te beje “ thirrje fshatareve qe te kapin kriminelet “(?!!) ne rrjetet sociale , te shpjegoje  publikisht arsyejen e nderprerjes se operacionit per shuarjen e zjarrit me helikopteret me uje ka tre dite duke sjelle  nje riaktivizim te vatrave te zjarrit dhe rrezikuar seriozisht jetet e banoreve dhe te ardhmen e ketij destinacioni turistik te lakmushem nga vizitore vendas dhe te huaj .

A mos valle fotoja e nxjerre nga Ministria Mbrojtjes kerkon nje spjegim per publikun dhe ndofta eshte shkaku i nderprerjes operacionit te shuarjes zjarrit me helikopter ?!!

Kerkohet nderhyrje e menjehershme nga ajri dhe me forcat e xhenjos ne terren per te ndaluar kete kercenim serioz per jeten e banoreve .

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco