Zjarr i madh në Gramsh/ Zjarrfikësit tentojnë shuarjen me mjete rrethanore

Zjarr i madh në Gramsh/ Zjarrfikësit tentojnë shuarjen me mjete rrethanore

19:01, 02/08/2020
A+ Aa A-

Pasditen e sotme është raportuar një zjarr i madh i cili ka përfshirë malin e Koshnicës pranë fshatit Siman të Gramshit pasditen e sotme.

Sipas informacioneve, nga flakët janë shkrumbuar disa pisha dhe një numër i madh pemësh, raporton abcnews.

Terreni i vështirë malor ka pamundësuar ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse, ndërsa punonjësit e saj kanë ndërhyrë për të bërë të mundur shuarjen e zjarrit me mjete rrethanore.

Është ende i paqartë shkaku që ka sjellë flakët në këtë zonë, ndërkohë që ato kanë qenë të favorizuara edhe nga temperaturat e larta.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco