Rikthehet frikshëm numri i të infektuarve me COVID-19 në Korçë

Rikthehet frikshëm numri i të infektuarve me COVID-19 në Korçë

18:45, 02/08/2020
A+ Aa A-

Gjatë 24 orëve të fundit, Korça ka deklaruar një numër të lartë rastesh të reja me COVID-19, ku sipas Ministrisë së Shëndetësisë, vetëm ditën e sotme, në qytet janë regjistruar 10 raste, ndërsa nga 1 rast në dy bashkitë e qarkut Devoll dhe Kolonjë.

Mësohet se rastet e sotme janë vatra të reja gjithashtu edhe kontakte në qytet dhe fshatra të bashkive.

Dy ditët e fundit Korca ka patur rritje te infektuarish, ndonëse nga ana e njësisë vendore te qarkut te Korçes pas cdo rasti është kerkuar për familjarët por edhe për punonjsit e institucioneve kontakteve të afërta të të infektuarve të vetizolohen në banesat e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco