VOA: 40 përqind e rasteve janë aktive, mbi 50 përqind janë në Tiranë

VOA: 40 përqind e rasteve janë aktive, mbi 50 përqind janë në Tiranë

17:49, 02/08/2020
A+ Aa A-

Në Shqipëri, 24 orët e fundit shënuan një tjetër nivel të lartë të rasteve të reja si dhe 5 viktima të tjera nga COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi pasditen e së dielës se nga 474 testime, 123 persona kanë rezultuar të infektuar, kuota më e lartë e 8 ditëve të fundit. Në një përqindje të lartë është dhe pozitiviteti (raporti mes testimeve dhe numrit të personave të komfirmuar si të prekur). Më shumë se gjysma e tyre, 59 raste janë në Tiranë, ndërsa pjesa tjetër e shpërndarë në 17 qytete të ndryshme të vendit.

Në total numri i të infektuarve shkoi në 5519 persona që nga fillimi i epidemisë në muajin mars. Mbi 40 përqind janë ende raste aktive. Sërish mbi 50 përqind, 1285 raste, janë në kryeqytet, i ndjekur nga Durrësi me 291 raste dhe Shkodra me 215 raste. Në qarqet e tjera të vendit, rastet pozitivë janë poshtë kuotës së 100-ës.

Shifrat e vdekjeve vijonë të mbeten po në nivele të larta. “Në dy spitalet Covid, kanë humbur jetën 3 qytetare nga Shkodra; një 47-vjeçare, një 51-vjeçare, një 72-vjeçare, me disa sëmundje bashkëshoqëruese, si dhe 2 qytetarë nga Tirana; një 65-vjeçar pa sëmundje të tjera dhe një 70-vjeçar me sëmundje bashkëshoqëruese”, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë. Numri total i viktimave u ngjit në 166 persona.

Në spitale, situate mbetet e rënduar, me 120 pacientë, nga të cilët 12 në terapi intensive dhe 6 të intubuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco