VIDEO nga aksidenti i rëndë: Makina ‘fluturon’ në arë

VIDEO nga aksidenti i rëndë: Makina ‘fluturon’ në arë

16:55, 02/08/2020
A+ Aa A-

Një aksident i rëndë është shënuar pak minuta më parë në aksin nacional Berat-Lushnje, në fshatin Otllak. Një automjet tip Opel i bardhë, me targa AA 264 NK, ka dalë nga rruga, dhe pasi është rrokullisur disa herë, ka përfunduar i përmbysur në tokat bujqësore të fshatit.

Kanë qenë banorët e zonës ata që pasi kanë dëgjuar zhurmën e përplasjes, kanë njoftuar policinë dhe kanë nxjerrë nga makina drejtuesin e mjetit. Në vendngjarje kanë shkuar oficerë të policisë rrugore që po kryejnë edhe këqyrjen e vendit të aksidentit.

Mësohet se 20-vjeçari Xh.M. ka qenë duke ecur me shpejtësi jashtë normave të lejuara në momentin e aksidentit, gjë që vërtetohet sipas policisë nga mungesa e shenjave të frenimit në rrugë.

Pasi ka humbur kontrollin e mjetit, 20-vjeçari që udhëtonte i vetëm në makinë, është rrokullisur disa herë në aksin nacional dhe më pas ka përfunduar i përmbysur në arat e fshatit. I plagosuri ndodhet në Spitalin Rajonal të Beratit, ku për shkak të plagëve të marra ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco