Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

Situatë e rënduar në spitale: 120 të shtruar dhe 6 të intubuar

Situatë e rënduar në spitale: 120 të shtruar dhe 6 të intubuar

16:36, 02/08/2020
A+ Aa A-

Vazhdon situata e rënduar në spitalet shqiptare.

Orët e fundit janë regjistruar 123 raste të reja dhe 5 viktima.

Kurse në spitale janë 120 të shtruar.

“Situata epidemiologjike paraqitet me rritje te numrit të të prekurve nga COVID-19 dhe me shtrime të reja në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi”.

Aktualisht në Spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 120 pacientë, 18 janë në terapi intensive, 6 prej të cilëve pacientë të intubuar.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 57 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3018, që nga fillimi i epidemisë. 2335 raste aktive rezultojnë në të gjithë vendin dhe po ndiqen nga mjekët e familjes,” deklaroi MSH.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco