Bilanc Tragjik / Në Kosovë thellohet kriza,13 viktima në 24 orët e fundit

Bilanc Tragjik / Në Kosovë thellohet kriza,13 viktima në 24 orët e fundit

15:07, 02/08/2020
A+ Aa A-

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 468 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 245 raste pozitive.

Vijon të jetë i lartë numri i të infektuarve në Kosovë nga koronavirusi, sot vijon përsëri edhe numri tepër i lartë i viktimave, në 24 orët e fundit janë shënuar 13 viktima.

Në total në Kosovë kanë humbur jetën 249 persona që nga fillimi i pandemisë Covid 19 të shpërthyer në Kinë dhjetorin e kaluar.

Numri total i rasteve pozitive është 8.799 raste nga 37.411 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 249 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco