Mbaron Kurban Bajrami, 25 mijë shqiptarë të Kosovës vijnë drejt bregdetit

Mbaron Kurban Bajrami, 25 mijë shqiptarë të Kosovës vijnë drejt bregdetit

14:32, 01/08/2020

Pak orë pas festës së Kurban Bajramit, mijëra shqiptarë të Kosovës janë zgjuar herët për udhëtuar drejt plazheve të Shqipërisë.

Fluksi më i ngjeshur ka qenë pikërisht në orët e para të mëngjesit duke formuar radhë të gjata në hyrje të doganës së Morinit.

Sipas të dhënave nga Pika e Kalimit Kufitar të siguruara nga korrespondenti i SYRI TV, deri në orën 08:00 kanë hyrë në Shqipëri më shumë se 8 mijë mjete me rreth 25 mije persona çka ka qenë tepër e vështirë për ti monitoruar.

Vonesa krijon edhe matja e temperaturës nga një mjek i vetëm në doganë, por në shumë raste është mjaftuar vetëm verifikim verbal duke i pyetur nëse kanë temperaturë.

Udhëtarët nga ana e tyre tregojnë se janë mjaft të informuar për situatën e Covid-19, drejtuesit e mjeteve mbajnë maska ndërsa kanë maska me vete edhe personat e tjerë që udhëtojnë në autovetura si dhe në autobusë. 

Këta të fundit udhëtojnë me kapacitet të reduktuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

PATRIOTI DT 1 gusht 202001/08/2020 15:11

Ama u lëshuan sot drejt plazheve të Shqipërisë vëllezërit Kosovarë, mbas mbarimit të festës së Kurban Bajramit siç thuhet në informacionin e mësipërm mbi 25 mijë veta hynë nga dogana e Morinës ku vetëm një mjek ju maste temperaturën. Llogjikisht në muajin Gusht do të kemi më shumë të infektuar me Koronavirus dhe ministresha z. Manastiriu do çiret dhe do "stërçiret" që të mbajmë distancë me kosovarët ngjitur me maska apo maska.Shumë shpejt do kemi dhe ne shifra të frikshme si në Kosovë me mbi 200 raste në ditë..

Shto koment

Denonco