Lajmi i fundit

INTERVISTA/ Skandalet dhe arti i manipulimit të publikut. Flet për Syri Tv Andi Bushati

La në rrugë ushqimet që po u çonte fëmijëve, babai i 4 fëmijëve u mbyt për të shpëtuar adoleshentin

La në rrugë ushqimet që po u çonte fëmijëve, babai i 4 fëmijëve u mbyt për të shpëtuar adoleshentin

18:12, 31/07/2020
A+ Aa A-

Dita e sotme me temperatura tejet të larta shënoi një bilanc tragjik për numrin e të vdekurve nëpër lumenj.

Katër persona humbën jetën, dy prej tyre në lumin Buna.

Fillimisht në ujërat e këtij lumi në Shkodër përfundoi një adoleshent dhe më pas hyri për ta shpëtuar një kalimtar i rastit, një 39 vjeçar, i cili gjeti edhe ai vdekjen.

Burri kishte dalë për të blerë ushqime për familjen me rastin e festës së Kurban Bajramit dhe teksa kthehej në shtëpi, dëgjoi britmat e të ëmës së adoleshentit që po mbytej.

Teksa ka hyrë për ta shpëtuar, 39 vjeçari babai i katër fëmijëve është mbytur edhe vetë.

“Dhurimi ishte një mysliman i ri, nga një familje e nderuar në fshatin Belaj që po kthehej të lumturonte fëmijët e tij të vegjël me dhuratat e Bajramit, ndërsa djali që deshi të shpëtonte ishte nga një familje katolike nga Puka dhe kishte hyrë të freskohej në ujërat e Bunës”, shkruan gazetari nga Shkodra, Agron Hoxha.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Fifi03/08/2020 16:52

Perzijeni me mut dramen e ketij heroi, qe i sakrifikua per tjret. C' lidhje ka bajrami me ushqimet qe kish blere babai i femijve? Njerezit nuk hane vetem per dite bajrami o legena anti shqiptar, njeriu ka nevoje te haje perdite, si ju qe shkedheheni per dite me turqit e gjithe kjo hale agjenci me mullah qimin ne balle. Kujtuam ne fillime e tuaja se ishit patriote te ndershem, por pak nga pak po kuptojme qe jeni nje bande qensh te shitur tek derrdogani dhe béni propagande islame. Ptuuuh, shkipetere te shkerdhyer. Robot ku ti keni, se turp e dinjitet nuk keni.

Shto koment

Denonco