Sekuestrohet në doganën e Morinit, supermakina e vjedhur në Itali

Sekuestrohet në doganën e Morinit, supermakina e vjedhur në Itali

13:04, 28/07/2020
A+ Aa A-

Një supermakinë ‘Lamborghini Gallardo’ është sekuestruar në doganën e Morinit, ndërsa në pranga ëstë vënë një i ri nga Kosova.

Bëhet fjalë për një supermakinë të vjedhur në Itali dhe të ndaluar në kufirin mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Njoftimi i Policisë së Kukësit:

Policia Kufitare e Morinit, në bashkëpunim me DVP Kukës dhe Interpol Tirana, ka sekuestruar një automjet luksoz të vjedhur në Itali.

Arrestohet në flagrancë 36-vjeçari kosovar me banues në Zvicër.

Në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar të Morinës, në kuadër të masave të shtuara për parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare, shërbimet e Policisë Kufitare kanë kaluar për kontroll të imtësishëm në vijën e dytë, shtetasin L. R., i cili transportonte një mjet luksoz ‘Lamborghini Gallardo’.

Pas verifikimeve të thelluara në bashkëpunim me DVP Kukës dhe Interpol Tirana rezultoi se mjeti ‘Lamborghini Gallardo’ ishte vjedhur në Itali më datë 20.07.2011 dhe ishte shpallur në kërkim nga Interpol Roma.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Kukës bënë arrestimin e shtetasit L. R., 36 vjeç, banues në Zvicër, për veprën penale ‘Trafikimi i mjeteve motorike’.

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco