Mori lajmin për humbjen e bashkëshortes nga COVID, vdes i moshuari

Mori lajmin për humbjen e bashkëshortes nga COVID, vdes i moshuari

17:10, 24/07/2020
A+ Aa A-

Ndër fatkeqët që sot humbën betejën me COVID 19 ka qenë edhe një 68 vjeçare nga Pogradeci, e cila prej kohësh ka qenë e shtruar në Spitalin Infektiv.

68 vjeçarja që qenë e shtruar në spital më herët se të infektohej nga koronavirusi, pasi vuante nga disa sëmundje kronike.

Por drama për familjen e 68 vjeçares është shtuar edhe më tej. Bashkëshorti i saj, për shkak të dhimbjes nga humbja e së shoqes ka ndërruar jetë në banesën e tij.

Ai ka pësuar arrest kardiak pak orë pasi ka marrë vesh lajmin për humbjen e bashkëshortes nga COVID 19.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco