Dyshimet/ I riu gjendet pa ndjenja në makinën e tij në Tiranë

Dyshimet/ I riu gjendet pa ndjenja në makinën e tij në Tiranë

17:03, 24/07/2020
A+ Aa A-

Një i ri është gjendur pa ndjenja në makinë në orët e mesditës në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur pranë komisariatit nr 4 në kryeqytet.

I riu i moshës 30 vjeç u gjet pa ndjenja në makinën e tij tip ‘Benz’.

Menjëherë pas konstatimit, 30 vjeçari është marrë nga shërbimi i urgjencës dhe është dërguar në spital.

Dyshimet e para janë se i riu ka konsumuar lëndë helmuese, por kjo mbetet për tu vërtetuar.

Ndërkohë që nuk ka ende informacion zyrtar nga policia mbi ngjarjen.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco