Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

Në cilat qytete të Shqipërisë është përqendruar krimi i organizuar dhe si vepron

Në cilat qytete të Shqipërisë është përqendruar krimi i organizuar dhe si vepron

14:50, 24/07/2020
A+ Aa A-

Raporti i fundit i  Qendrës Europiane për Monitorimin e Drogërave (EMCDDA),  ‘Një vlerësim i shtrirjes së organizatave kriminale shqipfolëse të përfshirë në furnizimin me drogë në BE: karakteristikat, roli dhe niveli i ndikimit’ për vitin 2019, mes të tjerave ka bërë edhe një panoramë të shpërndarjes së organizatave më të mëdha kriminale në vend sipas qyteteve kryesore.

Nga të dhënat e kësaj qendre e cila përpunon informacionet e shërbimeve inteligjente dhe të policisë së vendeve të Bashkimit Europian, krimi është i përqendruar më së shumti në qytetet më të mëdha në vend si; Tirana, Shkodra, Durrësi, Fieri, Vlora dhe Elbasani.

Në raport jepen edhe karakteristikat e këtyre grupeve kriminale, sipas qyteteve.

‘Në qytetin e Tiranës, aktualisht, mendohet se të paktën tre kriminelë shumë të fuqishëm, organizatat e të cilëve kanë operuar dhe shtrirë veprimtarinë e tyre kriminale për shumë vite.

Sipas raportit, Në qytetin e Shkodrës, dyshohet se të paktën katër ‘familje të mëdha’ janë të përfshirë në trafikimin e narkotikëve, armëve dhe qenieve njerëzore. Ky rreth mund të zëvendësojë Lazaratin si një ‘hangar’ për kultivimin e kanabisit.

Në qytetin e Durrësit, pretendohet se mund të jenë shumë grupe kriminale nga e gjithë vendi edhe me investime. Qyteti shërben në një farë mase si një pikë takimi apo edhe strehimore për shumë prej tyre.

Organizatat kriminale që veprojnë në qytetin e Fierit mendohet të jenë ndër më të shumtët organizata të sofistikuara dhe të qëndrueshme gjatë gjithë tranzicionit politik në Shqipëri.

Në qytetin e Beratit, dyshohet se të paktën tre ‘familje’ me prejardhje kriminale të fortë po ushtrojnë ndikimin e tyre.

Dyshohet se vrasje të shumta në qytetin e Vlorës janë kryer për ndikimin në rrjetet ndërkombëtare të narkotikëve kryesisht në Spanjë dhe Italia.

Në Elbasan, është vërejtur se grupe të rinjsh nga zonat rurale përreth po imitojnë organizatat e grupeve kriminale në qytet.

Organizatat kriminale që merren me trafikimin e drogave të forta janë duke përdorur bizneset legjitime për të ‘mbuluar’ veprimtarinë e tyre kriminale’, shkruhet mes të tjerave në një kapitull të këtij raporti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco