9 kg kokainë në makinë, ja çfarë e tradhtoi shqiptarin

9 kg kokainë në makinë, ja çfarë e tradhtoi shqiptarin

14:34, 24/07/2020
A+ Aa A-

Një i ri shqiptar është arrestuar nga policia italiane në Gallarate pasi në makinë është kishte 8 pako kokainë, me peshë të përgjithshme rreth 9 kilogramë.

Shqiptari ra viktimë e nervozizmit të tij kur pa makinën e policisë, teksa kishte ndaluar në një kryqëzim rrugësh, në pritje të dritës së gjelbër të semaforit.

Sjellja e tij ngjalli dyshime te patrulla, e cila ndoqi dhe ndaloi makinën e shqiptarit në një kryqëzim tjetër.

Gjatë kontrollit normal të dokumenteve, 27-vjeçari, me lejeqëndrimi të rregullt në Itali, u shfaq sërish nervoz e i shqetësuar.

Në sedijen e pasagjerit ishte një qese pazari, brenda së cilës ndodheshin tetë pakot, për të cilat shqiptari e pranoi menjëherë se kishin kokainë, çka u vërtetua pas pak edhe nga agjentët e policisë.

I riu u arrestua dhe aktualisht gjendet në burgun e Busto Arsizit.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco