Mafia e Garganos pa kokë, pas burgosjes së kapos së trafikut me Shqipërinë

Mafia e Garganos pa kokë, pas burgosjes së kapos së trafikut me Shqipërinë

14:13, 24/07/2020
A+ Aa A-

Perandoria e drogës në malësinë e Garganos, provinca e Foggias, është gjunjëzuar pas burgosjes me 22 vjet të një bosi lokal dhe vrasjes së një tjetri në Amsterdam.

Procesi ‘Coast to coast’ (Nga bregu në breg) i ka dhënë goditje të rëndë klanit Li Bergolis-Miucci, me dënimin  e Libero Frattaruolo, i njohur si ‘Ruscett’, 57 vjeç, i dënuar për trafik droge midis Garganos dhe Shqipërisë.

Sipas hetuesve anti-mafia, Frattaruolo është emri kryesor në skakierën kriminale, duke ngjitur shkallët e hierarkisë që nga vrasja, më 1992, e mikut të tij Matteo Li Bergolis, djali i patriarkut mafioz Ciccillo.

‘Ruscett’ u bë shpejt besnik i kapos mafioz dhe pas vdekjes së tij ai u bë kapoja i trafikut të drogës me Shqipërinë, ndërsa Saverio Tucci, i njohur si ‘Faccia d’Angelo’ (Fytyrë engjëlli), vrarë në Amsterdam në tetor 2017, luante rolin e ndërmjetësit me narkot kolumbianë, me lidhje në kryeqytetin holandez, ku u vra pas një pune të shkuar keq.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco