Arrestohet oficeri i kredive në Lushnje, ja si mashtronte dhe përfitonte duke falsifikuar dokumentet

Arrestohet oficeri i kredive në Lushnje, ja si mashtronte dhe përfitonte duke falsifikuar dokumentet

13:40, 24/07/2020
A+ Aa A-

Policia e Lushnjes ka arrestuar një 31-vjeçar të shpallur në kërkim për vjedhje dhe falsifikim dokumentesh.

Në pranga ka rënë shtetasi E. B., punonjës i një fondacioni financiar jobankar, i cili duke qenë oficer kredie në një fondacion financiar jobankar, me anë të falsifikimit të dokumentacionit, ka mashtruar shumë persona duke i pajisur me kredi në emrin e tyre dhe vlerën e këtyre kredive i ka përfituar vet.

Njoftimi i plotë i policisë:

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim.

Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim për veprat penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën” dhe “Falsifikimi i dokumentave”.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, kapën dhe ndaluan shtetasin:

E. B., 31 vjeç, banues në Lushnje. (Punonjës i një fondacioni financiar jobankar).

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën” dhe “Falsifikimi i dokumentave”.

31-vjeçari, duke qën oficer kredie në një fondacion financiar jobankar, me anë të falsifikimit të dokumentacionit, ka mashtruar shumë persona duke i pajisur me kredi në emrin e tyre dhe vlerën e këtyre kredive i ka përfituar vet.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme proceduriale.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco