Vrasja me thikë në Kasnicë të Fierit, gjykata lë në burg autorin

Vrasja me thikë në Kasnicë të Fierit, gjykata lë në burg autorin

13:16, 22/07/2020
A+ Aa A-

Gjykata e Fierit këtë të mërkurë ka lënë në burg autorin e vrasjes se Perparim Sehatit në Kasnicë, Alionid Saliaj, ndërsa për të afërmit e viktimës të cilët akuzohen për dhunë ndaj nënës së autorit kanë dhënë masës detyrim paraqitje.

Të afërmit e 46 vjeçarit, Agron  Sehati me të birin Gazmir Sehati akuzohen se kanë dhunuar fizikisht nënë e 31 vjeçarit në banesë.

Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e 18 qershorit, Alionid Sali qëlloi me thikë 46-vjeçarin për motive të dobëta.

Vetë autori Alionid Sali ka pranuar krimin dhe ka deklaruar se ka vepruar në gjaknxehtësi.
“Krimin e kam bërë në tension e sipër”, ka thënë ai.

Edhe pse iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale, Seati nuk mundi të mbijetonte.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco