Skandali i abuzimit/ 23-vjeçari: Me vajzën kisha lidhje dashurie...

Skandali i abuzimit/ 23-vjeçari: Me vajzën kisha lidhje dashurie...

11:58, 22/07/2020
A+ Aa A-

Ky është versioni i Alket Bratës, 23-vjeçarit nga Kruja, i cili akuzohet për shfrytëzimin për prostitucion të 17-vjeçares, nxitjen e përdorimit të lëndëve narkotike dhe vendosjen e eksplozivit në banesën e saj pas denoncimit.

“Pretendimet e vajzës janë të pavërteta, pasi nuk e kam shfrytëzuar për prostitucion. Me vajzën kisha lidhje dashurore dhe e kam trajtuar si të dashurën time. Ndaj, as që e kam menduar ta trajtoja ndryshe dhe ta përdorja për prostitucion. Nuk e di cili është qëllimi i saj që ka gënjyer, por do të doja shuma të dija. Ajo ka ardhur vetë dhe më ka kërkuar të qëndronte me mua, pasi nuk donte të qëndronte në shtëpi, sepse kishte debatuar me nënën e saj. Do të doja të përballesha me vajzën, në mënyrë që ajo të tregohet e sinqertë, pasi unë s’e kam shfrytëzuar kurrë për prostitucion”, mësohet të jetë shprehur ndër të tjera për grupin e hetimit 23-vjeçari.

Brata u arrestua tri ditë më parë në Tiranë teksa drejtonte automjetin pa patentë, ndërkohë ishte shpallur në kërkim nga Policia e Krujës, pasi ishte i vetmi nga grupi prej gjashtë personash që nuk ishte arrestuar në operacionin “Nikla”.

Alket Brata nga Kruja akuzohet për shfrytëzimin seksual të një 17-vjeçareje dhe tritolvënien në banesën e saj pas denoncimit në Polici. Dje 23-vjeçari ka dalë para togave të zeza.

Gjykata e Krujës vendosi ta mbajë në burg për akuzat që janë ngritur ndaj tij në një seancë me dyer të mbyllura për shkak të protokolleve të sigurisë për shkak të koronavirusit.

Prokuroria, e cila përfaqësohej nga prokuror Florjan Bonjaku, kërkoi për të pandehurin “arrest me burg”, masë shtrënguese që u pranua edhe nga gjyqtarja Enkeleda Hoxha. Mësohet se 23-vjeçari nuk ka preferuar të flasë në seancë, duke i qëndruar deklaratës së dhënë në Polici, ku ndër të tjera mohonte ta kishte shfrytëzuar për prostitucion 17-vjeçaren, duke e konsideruar të dashur.

Ndërkohë që avokati mbrojtës, Aldo Tabaku, kërkoi një masë më të lehtë sigurie për Bratën, lirimin e tij dhe vijimin e hetimeve në “arrest shtëpie”, pasi, sipas tij, 23-vjeçari nuk ka lidhje me abuzimin, shfrytëzimin dhe nxitjen për përdorimin e drogës të 17-vjeçares por “thjesht ka pasur një lidhje intime me vajzën para shumë kohësh”. /panorama/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco