EMRAT/ Shpërthim i fuqishëm tek ish-kombinati Metalurgjik, 3 të plagosur rëndë

EMRAT/ Shpërthim i fuqishëm tek ish-kombinati Metalurgjik, 3 të plagosur rëndë

10:58, 22/07/2020
A+ Aa A-

Një shpërthim raportohet të ketë ndodhur pak minuta më parë në zonën e ish-kombinatit metalurgjik në Elbasan. Mësohet se ka persona  të plagosur, ndërsa 3 prej tyre janë në gjendje më të rëndë.

Raportohet se shpërthimi ka ndodhur në repartin e oksigjenit në Kurum, ndërkohë që tre autoambulanca janë nisur drejt vendit të ngjarjes për të çuar drejt spitalit të plagosurit.

Mësohet se të plagosurit kanë marrë plagë në pjesë të ndryshme të trupit, ndërkohë që Faxëeb.al zbardh dhe emrat e atyre që janë në gjendje më të rëndë. Bëhet fjalë për Qemal Mullahun, 61-vjeç, Eduard dhe Osman Bendaj, 42 dhe 69 vjeç, të cilët janë familjarë mes tyre, babë e bir.

Paraprakisht thuhet se ka shpërthyer në bombul oksigjeni, ndërkohë që në vendngjarje ndodhen dhe disa makina policie.

Elbasan/ Informacion paraprak 

Në një subjektë privat "Alba Gaz", në zonën e ish-metalugjikut ,  si pasojë e rrjedhjes së gazit janë dëmtuar 3 puntorë shtetasit Q.M., 61 vjeç,  O.B., 69 vjeç, dhe E.B., 42 vjeç, të cilët janë transportuar në Spitalin Rajonal Elbasan për ndihmën mjekësore dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. 

Menjëherë shërbimet e Policisë dhe të zjarrëfikses kanë shkuar në vendngjarje të cilët kanë bërë të mundur mbyllejn e gazit dhe shmangien e donjë shpërthimit të mundëshem.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco