Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Pas 110 milion eurove, Becchetti fiton një tjetër gjyq ndaj qeverisë Rama. Sa shkon fatura?!

Pas 110 milion eurove, Becchetti fiton një tjetër gjyq ndaj qeverisë Rama. Sa shkon fatura?!

09:42, 22/07/2020
A+ Aa A-

Mësohet se sipërmarrësi italian, Francesco Becchetti ka fituar një tjetër gjyq me qeverinë shqiptare , në datë 20 mars 2020. Bëhet fjalë për atë që njihet si “gjyqi i plehrave”. Ky është gjyqi i dytë i madh në Arbitrazh në SHBA, por edhe një tretë është në radhë në Strasburg.

Ne faqen e ICSID, ku publikohen gjithë hapat e gjyqit, ende nuk është zbardhur vendimi, por thuhet që vendimi FINAL është dhënë në 20 mars. Gjithashtu Revista “Jus Mundi”, e cila merret me çështje legale dhe gjyqet e arbitrazheve thotë, që vendimi është dhënë në favor të investitorit Becchetti.

Ende nuk dihet se sa është kjo faturë e dytë që shqiptarët duhet të paguajnë për një tjetër tekë të Edi Ramës, por pritet që të jetë mjaft e kripur.

Më herë, Gjykata e Arbitrazhit, ICSID në New York ka dënuar më parë Shqipërinë me 110 milionë euro për mbylljen e televizionit Agon Channel që ishte në pronësi të sipërmarrësit italian, ndërkohë që nga qeveria dhe protagonisti i këtij skandali, Edi Rama, ende nuk ka asnjë prononcim.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Noni22/07/2020 10:54

Nuk Jane te kripura faturat qe paguan populli shqiptar per faj te Edit , as faturat qe paguan per faj te Edave ne pushtet , kriminel te babezitur. Te kripura e te bere shellire jane trute ne kokat e shqiptareve , te cilet edhe pse e dine dhe e shohin se c' fare po behet me ta e ku po deningrojne vazhdojne te jene pasiv e te presin qe gjendjen tua ndryshojne te tjeret , ufot , jashttoksoret

Yaaa22/07/2020 10:19

Marezia e KM tone na ka kushtuar shume si popull.Kujtonte se investitoret e huaj jane te pambrojtur nga shtetet dhe gjykatat e tyre sic jane shqiptaret ketu tek ne.Ne finale buka e budallait eshte ne loje,jo buka e familjes se KM-se.

Shto koment

Denonco