'Kimisti' nga Kolumbia zbulon rrjetin e shqiptarëve, 20 arrestime në operacionin Itali - Shqipëri

'Kimisti' nga Kolumbia zbulon rrjetin e shqiptarëve, 20 arrestime në operacionin Itali - Shqipëri

09:15, 22/07/2020
A+ Aa A-

Itali - Një operacion policor është duke u zhvilluar për të realizuar 20  arrestime për trafikim të paligjshëm dhe trafik droge, përdorim të armëve dhe përfshirjen edhe të një të mituri.

Për 20 persona janë lëshuar urdhra paraburgimi nga Emilia Romagna, Lombardia, Liguria dhe Marche në  kuadrin e operacionit "Riviera" të karabinierierëve të ROS (Departamenti i Operacioneve Speciale) në bashkëpunim me kolegë nga territore të ndryshme.

Operacioni ka filluar sot në agim, e mërkurë 22 korrik.

Urdhër arreste janë lëshuar edhe për tre persona që janë në Shqipëri dhe që janë pjesë e së njëjtës shoqatë kriminale.

Është bërë sekuestrimi i pasurisë së luajtshme dhe për rreth 150 mijë euro.

9 persona të tjerë janë nën hetim.

Hetimet filluan në maj 2018, pas një raporti të dërguar në Drejtorinë Qendrore të Shërbimeve të Drogës nga Policia e Kolumbisë. Ardhja e një "kimisti" kolumbian pritej në Itali, që duhej të binte dakord për mënyrën e mësimit të rafinimit të drogës, që do të vinte nga Amerika e Jugut.

Kështu u zbulua një organizatë e trafikantëve të drogës, kryesisht me kombësi shqiptare, shumë aktive dhe me rrënjë në Itali.

 Ajo ishte e angazhuar për furnizimin, administrimin dhe shitjen e drogave të llojeve të ndryshme sidomos në rivierë dhe plotësonte kërkesat që vinin nga zona e Rimini, veçanërisht për furnizimin e kokainës dhe heroinës nga Amerika e Jugut dhe Evropa Veriore dhe marihuana nga Maqedonia dhe Shqipëria e cila gjithashtu ishte eksportuar në sasi të mëdha në Austri.

Të dyshuarit gjithashtu ishin në gjendje të përkryer për ta "rafinuar" drogën para se ta shisnin atë, duke aplikuar teknika të transformimit, për shembull, të kokainës nga gjendje e lëngshme - në gjendje të ngurtë.

Karabinierët gjetën gjithashtu një armë gjahu të kalibrit 12 dhe disa municione.

I angazhuar gjithashtu në veprimtari të paligjshme është edhe një i mitur përgjegjës për peshimin dhe paketimin e drogës. Për më tepër, i riu duhej të gjente klientë dhe të mblidhte paratë nga droga e dhënë hua.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco