Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Edi Rama 'litarin në fyt' profesioneve të lira

Probleme në doganat greke, qindra shqiptarë e të huaj bllokohen në kufi

Probleme në doganat greke, qindra shqiptarë e të huaj bllokohen në kufi

09:30, 22/07/2020
A+ Aa A-

Mëngjesin e kësaj të mërkure një numër i madh qytetarësh kanë pasur probleme në kalimin e kufirit me Greqinë.

Burimet bëjnë me dije se në Kakavijë, nga ora 12 e mesnatës së djeshme kufiri është mbyllur dhe udhëtarët presin në radhë. Deri më tani ato nuk kanë marrë asnjë shpjegim se pse ka ndodhur ky bllokim lëvizjesh.

Deri më tani justifikimi i vetëm nga dogana greke bëhet me dije se ka problemi sistemi PLF që është një aplikacion që plotësojnë të huajt para se të hyjnë në Greqi.

Burimet nga Kakavija bejne të ditur se kjo anomali është shfaqur vetëm përmes pikave të kalimit kufitar me Shqiperinë konkretisht në Kakavije dhe Kapshticë nderkohë që funksionojnë me Maqedoninë e Veriut, Bullgarinë dhe Turqinë.

Deri sa te hidhet ne sistem, situata ngelet e pandryshuar ne Kakavijë me radhe në pritje të shqiptarëve apo dhe shtetasve të huaj që duan të udhetojne në Greqi për turizëm.

Ndërkohë Qafë Bota një tjetër pikë kufitare duke filluar nga dita e sotme deri me 4 korrik do të jetë e mbyllur dhe hyrja në shtetin grek do të lejohet vetëm përmes pikave kufitare të Kakavijës, Kapshticës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco