Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Pse Edi Rama është tërbuar me RAI 3?

Vdekja misterioze e 16 vjeçares shqiptare: Nëna humb ndjenjat pasi shikon fotot e së bijës

Vdekja misterioze e 16 vjeçares shqiptare: Nëna humb ndjenjat pasi shikon fotot e së bijës

22:41, 21/07/2020
A+ Aa A-

Nëna u rrëzua në tokë kur pa fotot me plagët fatale të së bijës, 16-vjeçares Maria....

Skena të tragjedisë antike u përjetuan të martën në mëngjes në zyrën e avokatit të familjes Hyseni, Dimitris Samartzis.

Sipas  zërit të Trikala.gr, nëna e 16 vjeçares Maria Hyseni insistoi të shihte foto nga vendi ku vajza u gjet e vdekur, pasi ato përfshihen në dosjen hetimore.

Nëna e 16 vjeçares insistoi t'i shihte fotot megjithë paralajmërimin se ato ishin të rënda dhe nuk mund të duronte dot.

Dhe me të vërtetë ndodhi pasi pas 5- 6 sekondave të para ajo u rrëzua në tokë kur pa me sy fotot me plagët fatale të së bijës.

Hetimet për rastin që ka tronditur kombin për një javë, vazhdon.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco