Lajmi i fundit

LIVE/ Grupi i dialogut në komisionin e ligjeve, deklaratë për mediat

Çfarë lidhje ka muzika me Covid-in/ Ja çfarë thotë drejtuesja e Shëndetit Publik

Çfarë lidhje ka muzika me Covid-in/ Ja çfarë thotë drejtuesja e Shëndetit Publik

18:54, 21/07/2020
A+ Aa A-

Drejtoresha e ISHP, Albana Fico ka sqaruar në rubrikën ‘’Opinion’’ në Neës24 se pse u ndalua hapja e lokaleve të natës.

Sipas Ficos janë gjetur shkelje të herëpasherhshme nga kontrollet në to dhe se tjetër faktor është dhe ulja e moshës mesatare të të infektuarve.

Për më tepër Fico thotë se ndalimi i muzikës pas orës 20:00 ka ndodhur pasi vetë muzika është parë si aspekt grumbullues dhe për të evituar ato duhet ndalur edhe muzika.

Fico thekson se masa të tilla nëse merren për 2-4 javë atëhere japin një rezultat të jashtëzakonshëm.

”Padiskutim ne prisnim të kishte një rritje të numrave. Në logjikën e sëmundjeve, padiskutim janë element të njohur. Ajo çka padiskutim e vuri në alert sistemin janë elementët që i kemi thënë. Rritja e numrit të infektuarve, të të shtruarve në spitale, të atyre që kërkojnë ndihmë në terapi intensive, humbjet e jetës dhe të intubuarit.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco