Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Pse Edi Rama është tërbuar me RAI 3?

Dasma në Tiranë infekton me Covid-19, dy familje me 7 anëtarë

Dasma në Tiranë infekton me Covid-19, dy familje me 7 anëtarë

18:18, 21/07/2020
A+ Aa A-

Ministria e Shëndetësisë raportoi për 7 të infektuar gjatë 24 orëve të fundit në qytetin e Tepelenës.

Abcnews.al ka mësuar se 7 rastet e reja të këtij qyteti janë 2 familje të cilët banojnë në fshatin Dukaj të Tepelenës.

Ata janë infektuar në një dasmë e cila është zhvilluar në Tiranë.

Sakaq mësohet se u janë marrë tamponët të gjithë personave të kontakteve që ata kanë pasur gjatë këtyre ditëve.

Dita e sotme shënoi rekord rastesh të reja me të infektuar.

Për 482 testime tek të dyshuarit për Covid-19 u konfirmuan pozitivë 119 raste, duke bërë që dita e sotme të shënojë një rekord të ri me numrin më të madh të të infektuarve që prej fillimit të epidemisë./abcnews.al

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco