Sa përqind e popullsisë në Tiranë e ka kaluar Covid-in?/ Ja çfarë ka nxjerrë studimi i kryer

Sa përqind e popullsisë në Tiranë e ka kaluar Covid-in?/ Ja çfarë ka nxjerrë studimi i kryer

17:47, 21/07/2020
A+ Aa A-

Mjeku Alban Ylli nga studio e Fax News ka folur lidhur me studimin e bërë në Tiranë, përmes testimeve sereologjike, ku ka rezultuar se 6-7% e popullatës e kanë kaluar Covid 19, pasi u janë gjetur antitrupa. Duhet thënë se numri i testimeve të kryera për studimin mbetet në shifra të ulëta, duke marrë parasysh numrin e popullsisë në Tiranës.

“Ideja për studimin ka lindur që në Prill, kur në botë po flitej për testin sereologjik, për të kuptua imunitetin e personave. Sapo kishin dalë testet e para në atë kohë, tani ka filluar të ketë një lloj pranimi të këtyre testeve, kemi pasur dy faza, në fillim 150 persona, dhe në një kampion të dytë në katër lagje të Tiranës në fund të qershorit, testimet u janë kryer 270 personave.

Situata që ne përfaqësojmë ka të bëjë me qytetin e Tiranës, zonat urbane të saj. Interpretimi i parë është që ka pasur shumë më shumë infektime në popullatë, se rastet që janë deklaruar derimë tani. Gjetja e dytë është që kur e krahasojmë me vende të tjera perëndimore, është më e ulët, ne kemi verifikuar vetëm një indikatorë që është antitrupi, që dëshmon se me shumë gjasë personi e ka kaluar këtë infeksion”, u shpreh Ylli.

Lidhur me arsyet se pse kemi një numër kaq të ulët të personave që rezultojnë imun, Ylli tha se kjo lidhet me kohën kur pandemia ka hyrë në Shqipëri, si dhe me masat drastike që u ndërmorrën fillimisht nga ana e qeverisë. Sa i takon skenareve, Ylli tha se ne duhet të përgatitemi për më të keqin, që mund të jetë ai i një vale të fortë, siç ndodhi më herët në vende si Italia. Ndërkohë sipas mjekut, agresiviteti i virusit nuk ka rënq.

“Pandemia hyri më vonë, si në shumë vende të tjera që janë në lindje të Europës, ky është një nga shpjegimet që kemi më pak imunitet, mbyllja në kohën e duhur solli dhe të mirat e saj. Virusi është duke qarkulluar tani në mënyrë të vonuar. Të gjithë kemi pasur dëshirë që të bëjmë parashikime në nisje të pandemisë, nuk do të doja të bëja parashikime tani, por disa skenarë janë të mundshëm.

Skenari i parë është ai i valës, që mund ti japë të drejtë skenarit, që të nisin të bjenë rastet në fund të gushtit. Ky është skenari më pozitiv, që mund të na sjellë një valë tjetër në fund të vjeshtës dhe në fillim të dimrit. Në vende ku filloi më vonë virusi, po ecën me ritme të shpejta, që duket se do arrijnë shifrat e atyre shteteve që nisën valën më herët.

Në vendet veriore vala ka qenë më  e qartë. Duhet të jemi të përgatitur për skenarin e dytë. Agresiviteti i virusit nuk ka rënë, kjo mund të ketë ardhur dhe si pasojë e sezonalitetit, ose për shkak të natyrës së këtyre virusi, që në fazën e parë janë më të egër, dhe vijnë duke u zbutur me kalimin e kohës”, tha më tej Ylli.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco