Spitalet në kaos/ 125 pacientë të shtruar në dy spitalet Covid

Spitalet në kaos/ 125 pacientë të shtruar në dy spitalet Covid

16:32, 21/07/2020
A+ Aa A-

Situata nga koronavirusi në Shqipëri është jashtë kontrollit.

Këtë e tregojnë edhe shifrat e shtrimeve në spitale dhe paaftësia e qeverisë dhe ministrisë së Shëndetësisë, për të bërë ndjekjen epidemiologjike të rasteve.

Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë, vijon të ketë shtrime të reja në spital me simptoma të rënduara si pasojë e Covid19, dhe raste të reja pozitive të identifikuara nga epidemiologët në terren.

Vijon të ketë rritje të të shtruarve në spitalet COVID.

Aktualisht në dy spitalet COVID, në spitalin Infektiv dhe spitalin ‘Shefqet Ndroqi’ po trajtohen 125 pacientë, 20 në terapi intensive dhe 4 pacientë janë të intubuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco