Situata jashtë kontrollit/ 4 të vdekur, ditë rekordi, 119 raste me Covid

Situata jashtë kontrollit/ 4 të vdekur, ditë rekordi, 119 raste me Covid

16:02, 21/07/2020
A+ Aa A-

Situata e koronavirusit në Shqipëri është jashtë kontrollit.

Sipas të dhënave zyrtare 4 pacientë kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, ku 2 persona kanë ndërruar jetë në Spitalin Infektiv dhe dy tek Sanatoriumi.

Doktoreshës Eugena Tomini, ka bere te ditur se në 24 orët e fundit janë evidentuar 119 raste të reja.

Deklarata e Ministrisë së Shëndetësisë:

COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 119 raste të reja, 4 humbje jete dhe 45 të shëruar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë thirrje qytetarëve të vendosin detyrimisht maskën në ambientet e mbyllura, të shmangin grumbullimet masive, ceremonitë e çdo lloji, pasi janë burim të përhapjes së infeksionit.

Dr. Eugena Tomini

Instituti i Shëndetit Publik

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju informon për situatën epidemiologjike të 24 orëve të fundit në vendin tonë.

Vijon të ketë shtrime të reja në spital me simptoma të rënduara si pasojë e Covid19, dhe raste të reja pozitive të identifikuara nga epidemiologët në terren.

Ndaj i bëjmë thirrje qytetarëve për të mbajtur maskën detyrimisht në ambientet e mbyllura, për të ruajtur distancimin fizik dhe higjienën personale.

Në 24 orët e fundit, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen 4 qytetarë: Një 67 vjeçare nga Tirana dhe një 82 vjeçar nga Vlora në spitalin Infektiv dhe në spitalin “Shefqet Ndroqi” një 75 vjeçare nga Malësia e Madhe dhe një 80 vjeçar nga Tirana, me sëmundje bashkëshoqëruese. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve.

Megjithë të shëruarit, vijon të ketë rritje të të shtruarve në spitalet COVID. Aktualisht në dy spitalet COVID, në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 125 pacientë, 20 në terapi intensive dhe 4 pacientë janë të intubuar.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 482 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 119 raste pozitive.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 69 raste në Tiranë, 8 në Kavajë, nga 7 raste në Krujë, Tepelenë, 5 në Lezhë, 4 në Durrës, nga 3 raste në Elbasan, Pogradec, nga 2 raste në Shkodër, Fier, Korçë, Has, Lushnje, dhe nga 1 rast në Mallakastër, Kamëz, Malësi e Madhe.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 45 qytetarë duke e çuar numrin e të shëruarve në 2397 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë ju drejtohet të gjithë qytetarëve të zbatojnë vendimin e qeverisë për mbajtjen e detyrueshme të maskës në ambientet e mbyllura dhe kudo nuk është e mundur të ruhet distanca fizike.

U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të shmangin grumbullimet masive, ceremonitë e çdo lloji, pasi janë burim të përhapjes së infeksionit.

Në rast se keni shenja të sëmundjes, izolohuni dhe telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare, 127.

Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për Covid19.

COVID-19 – Statistika (21 Korrik 2020)

Testime totale             36388

Raste pozitive               4290

Raste të shëruara        2397

Raste Aktive                 1776

Humbje jete                 117 (Qarku Tiranë 60, Shkodër 20, Durrës 17, Fier 5, Elbasan 5, Vlorë 4, Kukës 2, Lezhë 1, Berat 1, Dibër 1, Korçë 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë              893

Durrës                         201

Shkodër           201

Vlorë               100

Lezhë               89

Korçë               63

Kukës               52

Elbasan            51

Fier                  43

Berat               35

Dibër               26

Gjirokastër      22

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

loja e testeve si loja e marveshjes zgjedhore21/07/2020 17:18

Njëlloj si dje veç viktimave që sot janë më shumë. Dje ishin bërë më shumë se 200 teste e kishin dalë të infektuar 81 persona, pra në çdo tre të testuar , njeri kishte dalë pozitiv. Sot qenkan bërë dyfishi i testeve të djeshme , e kemi thuajse të njejtin raport duke patur parasysh se numuri i testeve sigurisht përfshin edhe ata që testohen. e dalin të shëruar.. Nëse do të ishin testuar minimumi 1000 persona, me raportin tre me një, i bie që të dalin mbi 300 pozitivë në ditë. Kemi dëgjuar se ekspertët qeveritarë kanë parashikuar që nurmuri i të infektuarve do të ritet shumë më tepër, e kjo tregon se ndryshe nga sa thuhet në këtë lajm, qeverisë nuk i ka dalë gjendja nga kontrolli, por po e mban ate në kontroll të plotë bile edhe për muajt e ardhshëm, duke manovruar me numurin e testeve. A thua të ketë lidhje kjo puna e testeve, me votimet e hapura apo të mbyllura, me koalicione apo pa koalicione ?

Shto koment

Denonco