Sherr me djalin e pronarit të shtëpisë/ Zbardhet shpërthimi në Laprakë

Sherr me djalin e pronarit të shtëpisë/ Zbardhet shpërthimi në Laprakë

15:20, 21/07/2020
A+ Aa A-

Një sherr me djalin e të zotit të shtëpisë, ka bërë që një i të vendosë një sasi tritoli në një banesë në Laprakë.

Policia thotë se ka zbardhur ngjarjen e ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në rrugën ‘Tahir Sinani’.

Në pranga është vënë Engjëll Myslimi.

Njoftimi i Policisë së Tiranës:

Zbardhet në kohë rekord ngjarja e ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, në rrugën ‘Tahir Sinani’, ku shpërtheu një sasi lënde eksplozive në derën e jashtme të banesës së shtetasit Gj. Ll.

Pas një pune intensive, profesionale dhe hetimore u bë i mundur identifikimi, lokalizimi, kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar të kësaj ngjarjeje.

Vihet në pranga 26-vjeçari.

Menjëherë pas ngjarjes së ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, në rrugën ‘Tahir Sinani’, në derën e jashtme të banesës së shtetasit Gj. Ll., ku shpërtheu një sasi lënde plasëse duke shkaktuar dëme materiale, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 vijuan punën intensive për zbardhjen e ngjarjes.

Si rezultat i veprimeve profesionale dhe punës intensive të pandërprerë hetimore të bërë nga

specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 u bë e mundur zbardhja e ngjarjes, identifikimi, lokalizimi, kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar E. M., 26 vjeç, banues në Tiranë.

26-vjeçari ka pranuar autorësinë dhe është shprehur se shkaku i vendosjes së lëndës eksplozive ka qenë një konflikt që ai kishte patur me djalin e të zotit të banesës.

Materialet do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale ‘Shkatërrim i pronës me eksploziv’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco