Vrasja e vëllezërve Haxhia: Burg për autorët, dënim në mungesë për Talo Çelën

Vrasja e vëllezërve Haxhia: Burg për autorët, dënim në mungesë për Talo Çelën

14:55, 21/07/2020
A+ Aa A-

Gjykata kundër Krimit dhe Korrupsionit të Organizuar vendosi masën e sigurisë ”Arrest me burg” për Albin Ndocin dhe Klevis Allën, të akuzuar për vrasjen e dy vëllezërve Haxhia më 27 prill në Durrës.

Gjithashtu, GJKKO rikonfirmoi masën e sigurisë ”Arrest me burg”, në mungesë për Talo Çelën të shpallur tashmë në kërkim.

Këta tre persona dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kryer ekzekutimin e vëllezërve Haxhia në Durrës.

Talo Çela është marrë i pandehur edhe për grabitjen e në aeroportin e Rinasit më 9 prillit 2019.

Ndoci dhe Alla janë të dyshuar edhe për vrasjen e dyfishtë të Dorjan Shkozës dhe Anxhelo Avdylit në qytetin e Durrësit në Mars.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco