Abuzimi me 17 vjeçaren në Fushë Krujë,  Gjykata lë në burg Alket Bratën

Abuzimi me 17 vjeçaren në Fushë Krujë, Gjykata lë në burg Alket Bratën

14:18, 21/07/2020
A+ Aa A-

Gjykata e Krujës ka dhënë masën e sigurisë për të arrestuarin e fundit në skandalin e publikuar disa ditë më parë kur 6 persona kishin abuzuar seksualisht dhe droguar vazhdimisht një vajzë 17 vjecare në Fushë Krujë.

Për Alket Bratën ëshët marrë vendimi “Arrest me burg” nga Gjykata e rrethit Krujë.

Ai akuzohet edhe për vendosjen e një sasie lënde plasëse Dinamit të shtëpia e vajzës në shenjën e kërcënimit për tu tërhequr nga akuzat e ngritura ndaj tij.

Vajza, një minorene e cila kryefamiljarin e kishte të burgosu,r është abuzuar për gati një vit nga 6 persona që tani ndodhen pas hekurave të burgut .

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco