VIDEO/ Dhuna e policisë ndaj artistëve dhe mafia akustike në Tiranë...

VIDEO/ Dhuna e policisë ndaj artistëve dhe mafia akustike në Tiranë...

13:26, 21/07/2020
A+ Aa A-

Nga Mal Berisha/

Të dashur miq!

Po ndjek me vemëndje protestën e artistëve përpara Kryeministrisë si edhe dhunën policore ndaj tyre. Me këtë rast dua të sjell një shembull. Kur qeveria reagon kaq ashpër ndaj artistëve, përse nuk rreagon me forcë ndaj mafias akustike në Tiranë?

Ju lutem krahasoni melodinë e ëmbël të muzikës që shpërndajnë këta njerëz që protestojnë, me zhurmën e tmerrshme që shkakton motorri që do të shihni në këtë video që e kam rregjistruar nga ballkoni i dhomës time të gjumit ku jetoj. Përpjekjet e mia për ta hequr qafe këtë zhurmë kanë dështuar, sepse ata që e kanë në dorë ta bëjnë këtë, në opinionin tim, janë të kapur.

Pak histori:

Para disa kohësh e njoftova Bashkinë e Tiranës, me ilustrim video dhe audio, (Bashkëlidhur) në faqen e vet në FB. Asnjë përgjigje. Pastaj në faqen personale të Kryetarit të Bashkisë, z Veliaj. Asnjë përgjigje. Më në fund e dergova ankesën në adresën personale të Kryetarit të Bashkisë, në What’s up dhe mora përgjigjen se do të merrej me këtë punë.

E falenderova! Pas disa ditësh një ekip prej tre punonjësve të Bashkisë të drejtuar nga një djalë me mbiemrin Greva erdhën dhe pasi më dhanë një mijë argumenta se si qeveria ka pezulluar nga puna Drejtorinë e Ruajtjes nga Ndotja Akustike në Ministrinë e Mjedisit...E LANE ATY KU ISHTE dhe ASHTU SIC ISHTE zhurmen siç e shihni në videon Nr 2.
Bashkohem me protestën e artistëve dhe kundështoj këtë lloj sjellje disproporcionale ndaj tyre ne krahasim me delikuentet e vertete!

Për hatër të vërtetësisë së faktit, po e postoj me fjalë dhe me imazh komunikimin me Kryetarin e Bashkisë dhe secili të krahasojë “kujdesin” e këtyre njerëzve për popullin e vet, për artistët e vet si dhe favoret për miqtë e vet!

 

ImageImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco