VIDEO/ Ekzekutimi në Elbasan i Ramazanit, ja dy pistat ku po hetohet

VIDEO/ Ekzekutimi në Elbasan i Ramazanit, ja dy pistat ku po hetohet

13:18, 21/07/2020
A+ Aa A-

Detaje të reja kanë dalë lidhur me vrasjen e 39-vjeçarit Emiljano Ramazani.

Sipas pamjeve të siguruara nga policia prej kamerave të sigurisë, rezulton se gjatë kohës që Ramazani parkonte automjetin ‘Ford Focus’ poshtë banesës së tij, i është afruar një automjet tip Volkswagen.

Brenda tij ndodheshin 3 persona.

Njëri prej tyre, me një armë tip pistoletë ka shkrepur 5 plumba mbi automjetin e viktimës, duke e lënë të vdekur në vend.

Xhami i makinës së tij e dëshmon këtë. Ndërsa në makinën e djegur në fshatin Vidhas, janë gjetur dy armë kallashnikovë.

Dy janë pistat ku është përqendruar hetimi policor. Njëra lidhet me biznesin ilegal të fajdeve, ndërsa tjetra me shpërndarjen e drogave të forta në qytet.

Për veprën e dytë, Ramazani është arrestuar e dënuar disa herë. E fundit ishte në vitin 2018. Atë kohë, Prokuroria e Elbasanit kërkoi për të 8 vite burg, por gjykata e nxorri të pafajshëm, edhe pse në dosje kishte prova të mjaftueshme që e implikonin.

Grupi hetimor vijon me këqyrjen e pamjeve dhe provave për të bërë të mundur identifikimin e autorëve, që pretendohet të ketë qenë një dorë profesioniste, dhe e kryer nga vrasës me pagesë. /Klan+

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco