Zbardhen detajet/ Kush janë të ndaluarit në Inspektoriatin Shëndetësor dhe Drejtorinë e Higjenës

Zbardhen detajet/ Kush janë të ndaluarit në Inspektoriatin Shëndetësor dhe Drejtorinë e Higjenës

20:24, 16/07/2020
A+ Aa A-

Një operacion është zhvilluar me urdhër të SPAK nga antikrimi ekonomik tek Inspektoriati Shteteror Shendetesor dhe Instituti i Higjienes.

“Panorama” mëson se Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (SPAK) kishte vendosur masat:

-“arrest në burg”, në mungesë, për 2 persona

-“arrest shtëpie”, për 9 persona

-“pezullim i ushtrimit të detyrës apo shërbimit publik”, për 3 persona

Kështu si rezultat i operacionit të sotëm janë arrestuar dy persona, ndërsa 12 të tjerët janë shoqëruar në polici dhe më pas janë lënë të lirë.

14 personat që kanë qenë nën hetim janë:

-5 inspektorë të Drejtorisë Rajonale të Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor, Tiranë,

-një punonjës i Drejtorisë Rajonale të Operatorit të Shërbimit të Kujdesit Shëndetësor, Tiranë,

-8 punonjës të Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor dhe Qendrave Shëndetësore të ndryshme në Tiranë,

-si dhe administratorë e përfaqësues të subjekteve të ndryshëm tregtarë.

Funksionarët publikë akuzohen për “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, më shumë se një herë e kryer në bashkëpunim, “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, të kryer më shumë se një herë dhe “Shpërdorim detyre”.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco