VIDEO/ Aksident i rëndë, ndërron jetë drejtuesi i motorit, ja emri

VIDEO/ Aksident i rëndë, ndërron jetë drejtuesi i motorit, ja emri

19:45, 16/07/2020
A+ Aa A-

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë pasdite në dalje të qytetit të Shkodër. Një autoveturë është përplasur me një motor, ku për pasojë ka mbeturi i vdekur drejtuesi i motorit. Viktima quhet Elton Lishi.

Në vendngjarje ndodhet policia, e cila po heton mbi rrethanat e këtij aksidenti.

Shkodër/Informacion Paraprak

Më datë 16.07.2020, rreth orës  19:00, në lagjen "Liria", Shkodër, motorçikleta me drejtues shtetasin E. L. 36 vjeç, banues në lagjen Qemal Stafa, Shkodër, është përplasur me mjetin Audi, me drejtues shtetasin A. M, 50 vjeç, banues në fshatin Shtoj i Ri, Shkodër.

Si pasojë është dëmtuar drjtuesi i motorçikletës, i cili ndërroi jetë në Spitalin Rajonal Shkodër.

Në vendngjarje  ndodhet grupi hetimor ku vijon punën  për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco