Gazetari: Kush është dora e fshehtë që po nxjerr nga burgu Zani Çaushin dhe çfarë synon?

Gazetari: Kush është dora e fshehtë që po nxjerr nga burgu Zani Çaushin dhe çfarë synon?

19:22, 16/07/2020
A+ Aa A-

Pas kërkesës së Zani Çaushit për lirimin me kusht, gazetari Artan Hoxha thotë se problemi më i madh i tij nuk është me shtetin por me hasmit.

Sipas tij, dënimet e Çaushit janë të bashkuar në një dhe pritet seanca e 17 korrikut për të mësuar se çfarë do të ndodhë me fatin e tij.

“Myrteza Çaushi, i njohur si Zani Çaushi, i cili ka kërkuar lirimin me kusht. Çaushi është një emër i ngelur nga 97′, një emër i rëndësishëm në atë kohë. Vitin e kaluar ai ka shkuar në gjykatë dhe ka kërkuar që ti llogaritet dhe koha e paraburgimit. Në 28 shtator të 97′, ai është arrestuar për ngjarjet e vitit 1997, për bandë të armatosur, për vepra penale të kryera në kuadër të bandës, vrasje, rrëmbim personi. Për këto është arrestuar dhe ka qëndruar në burg deri në mars të 99′ dhe kur u dha gjykimi në Tiranë, ndryshe nga kërkesa e prokurorit e ka nxjerrë të pafajshëm për të gjithë akuzat e tjera dhe e dënoi vetëm për armëmbajtje për leje. Dhe në 99′ është liruar, në shtator po të atij viti është arrestuar sërish, pasi u përfshi në një vrasje që u dënua me burgim të përjetshëm, ku janë vrarë dy persona. Aty e ka kauzën për vrasje të dy personave dhe armëmbajtje pa leje.

Gjatë kohës së dënimit, gjykata kthen sërish gjykimin dhe rifilloi gjykimin për ngjarjen e 97 edhe pse një pjesë e madhe e anëtarëve të bandës së tij janë të vrarë dhe për ngjarjet u dënua me 18 vite burg për ngjarjet në vitin 97. Vitin e kaluar ai është paraqitur në gjykatë dhe gjykata tashmë po mbledh kush bos i krimit ka lekë dhe po e nxjerr jashtë dhe sot ai ka probleme me hasmin jo me shtetin.

Gjykata ka pranuar që të bashkojë dy dënimet në kuadër të kodit të vjetër penal dhe ka pranuar që ai të ketë vetëm një dënim dhe i është dhënë mundësi që të kërkojë lirinë me kusht. Kjo është seanca e tretë dhe nëse ndodh dalja e Zanit, i cili nuk ka qenë një personazh i thjeshtë në Vlorë por ka qenë një personazh politik, lirimi i tij krijon një tjetër problematikë, dhe do të zhvillohet një luftë e madhe për ta marrë nën kontroll”, ka thënë Hoxha në “ABC Neës”.

Ai ka theksuar se ata që kanë para, kanë mundësi që të blejnë lirinë e tyre, por për rastin e Çaushit nënvizon se nuk ka para.

“Nga burgu kanë dalë të gjithë ato që kanë lekë, pasi grupi që kanë jashtë ka bërë lekë dhe kanë blerë gjykatësit. Por në këtë rast nuk kemi një gjë të tillë pasi banda dhe familja e Çaushit është shpartalluar. Për mua përgjegjës në këtë ngjarje është një dorë e fshehtë që po përpiqet që të ndezë zjarrin. Ai që po e nxjerr e ka marrë masën se për çfarë po e nxjerr, pasi me atë që ai ka bërë ai jashtë e ka të pamundur që të jetojë i lirë”, ka thënë gazetari.

Duke u ndalur tek ekzekutimi i dy personave në një hotel në Laç mbrëmjen e 30 majit, ku ekzekutuan Bujar Lika dhe Paulin Gjergji nuk ka qenë e rastësishme, Hoxha tha se pas Eduart Lamajt të arrestuar si autor të vrasjes, fshihen disa porositës që ende nuk janë identifikuar.

“Ngjarja e Laçit vazhdon të jetë një ngjarje në hetim i rëndësishëm. Ka të tjerë në kërkim. Ende nuk janë identifikuar porositësit. Është një ngjarje që është bërë me porosi. Autorët kanë hyrë në këtë histori për tjetër kënd”, tha Artan Hoxha.

Ai foli edhe për hetimet për disa ngjarje të tjera të bujshme në vend, si vrasja e Biberajt në Tropojë si dhe pengmarrja dhe më pas zhdukja e Jan Prengës.

“Vrasja e Biberajt në Tropojë, hetimet janë sabotuar. Edhe ajo është ngjarje me porosi. Ngjarje e Rrëshenit, ka dyshime që vrasësi ka ardhur nga jashtë por ka dyshime që janë forca komando në Shqipëri. Te Jan Prenga, prokuroria po kërkon të djegë kohën e vet”, tha Artan Hoxha

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

QYTETARI dt 16 korrik 202016/07/2020 19:43

Po i shkojmë deri në fund opinionit të mësipërm të Tan Hoxhës për lirimin me shumë gjasa të kriminelit Zani Çaushi. Kanë për ta ekzekutuar menjëherë porsa të lirohet nga burgu.

Shto koment

Denonco