Tre persona dalin për shëtitje në Tiranë, rrihen nga rojet e kanabisit

Tre persona dalin për shëtitje në Tiranë, rrihen nga rojet e kanabisit

18:34, 16/07/2020
A+ Aa A-

I ftuar në studion e Abc News, me Endri Xhafon, gazetari Artan Hoxha ka dhënë detaje për kultivimin e kanabisit në vend.

Hoxha tha se në ndryshim nga vitet e kaluara, këtë vit ka parcela më të vogla, por të shtrira gjerë në territor. Sipas tij, problem në këtë situatë është implikimi i strukturave të policisë.

Ka parcela më të vogla të shpërndara në territor. Po të shikosh komunikatat e policisë do të shikoni një gjeografi shtrirje në të gjithë territorin. Gjithandej është kapur këtë vit. Janë marrë të gjithë me kryepleq dhe inspektorët e pyjeve. Për mua problem është implikimi i strukturave shtetërore në kultivim. Garanci për trafikantët është policia e shtetit. Unë jam mundura ta dokumentoj. Nuk rritet sasia e kanabisit nëse nuk ka bashkëpunim me strukturat e policisë”, u shpreh ai.

Më tej, Hoxha zbuloi detaje nga një ngjarje e ndodhur në Tiranë, e cila nuk është referuar nga policia, ndërsa është në hetim. Gazetari tha se tre qytetarët janë rrahur nga rojet e kanabisit, pasi duke bërë ecje në kodra në periferi të Tiranës pa dashur kanë hyrë në një territor ku kultivohej kanabis.

“SHÇBA ka nisur me dhjetëra referime për situata të tilla. Edhe në Tiranë. Tre qytetarë po bënin hiking në rrethina dhe padashur hynë në një zonë që ishte kultivuar kanabis. Dhe rojet e kanabisit i rrahën. Këto ndodhin mbrapa kodrave të Saukut, mbrapa kodrave në Kombinat. Është një çështje në hetim. Por është fat që në momentin kur u kërkua të ndërhyhej sasia e kanabisit ishte i korrur. Dikush ka dekonspiruar. Ishte një sipërmarrje që shkoi dëm. Policia asgjësoi kanabisin por nuk gjeti dot grupin”, u shpreh gazetari.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco