Niset për kanabis në Durrës e Krujë, Policia 'korr' kryepleqtë e shtatë fshatrave

Niset për kanabis në Durrës e Krujë, Policia 'korr' kryepleqtë e shtatë fshatrave

13:00, 16/07/2020
A+ Aa A-

Policia e Durrësit dhe ajo e Krujës janë nisur në një operacion kundër mbjelljes së kanabisit dhe pasi kanë konstatuar një rast ku është tentuar të mbillet kanabis, kanë arrestuar dy burra nga fshati Vardardhë i Durrësit: A.T, 43 vjeç dhe H.H, 34 vjeç. Ky fshat përfshihet në njesinë administrative të Sukthit.

Por, për këtë rast, e ka pësuar edhe kryeplaku i fshatit Vardardhë, Q.D,i cili është proceduar penalisht për shpërdorim detyre; pra, nuk kishte informuar në Polici për atë që po ndodhte në territorin që ai mbulonte.

Në të njëjtën gjurmë ka ecur edhe Policia e Krujës, e cila “korri” përnjëherësh gjashtë kryepleq të gjashtë fshatrave: Cudhi Zall, Bruz Zall, Shkretë, Cudhi Kampt, Bruz Mal dhe Mafsheq për "shpërdorim detyre", pasi nuk kishin kryer detyrën sipas ligjit, të informonin Policinë për kultivimin e bimëve narkotike në zonat që mbulonin.

E bashkë me ta, Policia duket se kapi edhe një “peshk të madh”, kryetarin e njesisë administrative Cudhi, me iniciale O.K. Edhe ky i fundit me të njëjtën akuzë, procedim penal për shpërdorim detyre. Çështja e tyre i kaloi prokurorisë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco