Mashtronte si ‘juriste’, lirohet ish-asistentja e ish-ministres socialiste

Mashtronte si ‘juriste’, lirohet ish-asistentja e ish-ministres socialiste

12:27, 16/07/2020

Gjykata e Tiranës ka vendosur që të zbut masën e sigurisë për Amarilda Lekën, e cila akuzohet për mashtrim. Nga arrest me burg, ish-asistentja e ish-ministres Milena Harito është liruar, duke u dërguar në “arrest shtëpie”.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për ‘BalkanWeb’ se vendimi është marrë pak javë më parë nga Gjykata e Tiranës. Leka akuzohet se nëpërmjet mashtrimit dhe duke u hequr si gjyqtare apo juriste ka përfituar shumë të mëdha parash duke premtuar lirimin nga burgu.

Leka, e cila përmes mashtrimit arriti t’i merrte 50 mijë euro një të dënuari për vrasje, hiqej si juriste e Gjykatës së Lartë, ndërsa përmes këtij kamuflimi, ajo i premtoi të burgosurit se do të ndikonte në lirimin e tij.

E reja nga Përmeti, por me banim në Tiranë, Amarilda Leka nuk është një emër i panjohur për drejtësinë shqiptare. Ajo në të kaluarën ka arritur të përfitojë me skema mashtrim rreth 24.500 euro familjarëve të një personi në paraburgim, për të ndërhyrë te gjyqtari i çështjes, me qëllim zbutjen e dënimit të të akuzuarit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

9016/07/2020 12:58

E ka per here te dyte krimin e mashtrimit per te perfituar shuma marramendese te hollash dhe e lirojne??????? Ne burg te bente denimin deri ne fund kopilja rilindese! TE DHJEFSHA DREJTESINE E RE DHE VETINGUN BASHKE ME SPAK!

Shto koment

Denonco