Zbarkoi drogën në Itali? Gomonia bllokohet, skafistët kanë ikur...

Zbarkoi drogën në Itali? Gomonia bllokohet, skafistët kanë ikur...

12:24, 16/07/2020
A+ Aa A-

Qysh prej mëngjesit të sotshëm, policia në bashkëpunim me forcat italiane të Guardia-s ishin vënë në ndjekje të një gomonie që po kthehej nga Italia.

Pas disa orësh ndjekje, gomonia është ndaluar diku në rrjedhën e Vjosës.

Burimet shpjegojnë se ajo mund të jëtë nisur dy ditë më parë nga Vlora me lëndë narkotike, e ka zbarkuar në shtetin fqinj të Italisë dhe më pas ka marrë sërish rrugën e kthimit për në Shqipëri.

“Shërbimet Policore Vlorë, në orët e para të mëngjesit të sotëm janë vënë në ndjekie të një mjeti lundures të dyshimtë.Konkretisht, Policia Kufitare Vlorë në bashkëpunim me shërbimet e DVP Vlorë, Delta Force, Roja Bregdetare Vlorë dhe Guardia di Finanza, që prej orës 07:00 të mëngjesit të sotëm, kanë pikasur një mjet lundures tip gomone, i cili kryente lëvizje të dyshimta në afërsi të ishullit të Sazanit.Vijon kontrolli i zonës përreth me qëllim konstatimin dhe bllokimin e mjetit lundrues”, njofton policia.

Bëhet fjalë për një gomone mbi 11 metra të gjatë me dy motorë të fuqishëm që përdoret shpesh nga trafikantët për transportimin e lëndëve narkotike.

Në momentin e kthimit gomonia është pikasur nga Guardia di Financa në ujërat territorale italiane dhe më pas është ndjekur për rreth 1 orë derisa ka mbërritur në ujërat territoriale shqiptare.

Teksa ka mbërritur në zonën shqiptare është njoftuar edhe roja bregdetare shqiptare që bashkë me Guardia di Financan vazhduan ndjekjen e gomones.

Mjeti lundrues i dyshuar me drogë u braktis nga skafistët dhe u bllokua nga policia.

Ndërkohë po vazhdon kontrolli nga toka. Te gjitha forcat kane rrethuar zonen dhe po vazhdojnë kontrollin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Krist16/07/2020 17:34

E ka thene Lleshi,shkurt dhe prere:Ne Shqiperi,kanabisi as nuk existon,e as,qe behet fjale per te.Ne Itali kalojne vetem disa "mbetje"te vogla disa toneshe,dhe mbas kthimit te gomoneve,policia i vihet,ne ndjekje,qe te mos rrezikohen skafistet,mbasi gomonia eshte bosh,,,,,dhe mund te permbyset.....

Krist16/07/2020 17:34

E ka thene Lleshi,shkurt dhe prere:Ne Shqiperi,kanabisi as nuk existon,e as,qe behet fjale per te.Ne Itali kalojne vetem disa "mbetje"te vogla disa toneshe,dhe mbas kthimit te gomoneve,policia i vihet,ne ndjekje,qe te mos rrezikohen skafistet,mbasi gomonia eshte bosh,,,,,dhe mund te permbyset.....

Shto koment

Denonco