Regjimi '41 bis'/ SPAK depoziton 8 kërkesa për izolim total

Regjimi '41 bis'/ SPAK depoziton 8 kërkesa për izolim total

12:19, 16/07/2020
A+ Aa A-

Prej 4 muajsh kreu i SPAK ka depozituar në Ministrinë e Drejtësisë tetë kërkesa për izolimin e bosëve të krimit.

Ligji për regjimin e posaçëm 108/2018 i njohur edhe si “41-bis” është në fuqi prej 30 janarit 2019.

Një ditë më parë kreu i burgjeve Agim Ismaili deklaroi se asnjë i burgosur nuk është futur në këtë regjim.

Sipas legjislacionit në fuqi, vendimmarrja i takon Ministrit të Drejtësisë pasi nuk janë të përcaktuara afatet. Sipas po këtij ligji Ministrja e Drejtësisë vendos pasi mbledh informacione nga institucionet e vuajtjes së dënimit.

Burgjet i referojnë informacion SPAK e më pas kjo prokurori ia përcjell ministrisë vendimin.

Tetë kërkesat janë për të dënuar, të cilët janë në burgje si pjesë të grupeve kriminale të drogës, prostitucionit dhe vrasjeve.

Aktualisht në paraburgim 313-të janë 10 qeli të regjimit “41 bis”.

Në këtë regjim nuk lejohet telefoni, monitorimi bëhet 24 orë me kamera, nuk lejohet televizori, je i veçuar nga të tjerët dhe nuk lejohen takimet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco