Koronavirusi mbyll edhe zyrën e Gjendjes civile në Vlorë

Koronavirusi mbyll edhe zyrën e Gjendjes civile në Vlorë

12:02, 16/07/2020

Vazhdo situata shqetësuese e infektimit, nëpër institucionet shtetërore. Mësohet se edhe një punonjëse e Gjendjes Civile në Vlorë ka rezultuar pozitiv më COVID-19, duke çuar në mbylljen e zyrave. Ndërkohë punonjësit e tjerë, do të testohen.

Zyrat e Gjendjes Civile në bashkinë Vlorë ka nxjerrë një njoftim sipas të cilit, do të qëndrojnë  mbyllur deri në datë 29 korrik 2020.

Shërbimet e këtyre zyrave në qytet do të jepen online përmes e-Albania deri në afatin e caktuar ose në zyrat e GJC në Novoselë dhe Qendër Vlorë, përcaktuar nga protokollet e mbrojtjes së shëndetit në të tilla raste.

Afati 14-ditor ka të bëjë me masat karantenizuese për rastet e tilla, ndërkohë shërbimi për qytetarët do të mund të jepet rregullisht online ose zyrat e përcaktuara.

Pak kohë më parë, n ambientet e këtij institucioni ra një zjarr I madh I cili dogji shumë dokumente.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco