Po ecte me shpejtësi, përplas tre mjete të tjera, 2 të plagosur në Elbasan

Po ecte me shpejtësi, përplas tre mjete të tjera, 2 të plagosur në Elbasan

08:11, 16/07/2020
A+ Aa A-

Një përplasje makinash është regjistruar pak pas mesnate në afërsi të parkut “Rinia”, pranë varrezave të Dëshmorëve në qytetin e Elbasanit, ku një automjet tip “Toyota” është goditur nga një mjet tip “Ford’ me targa AA 835 ZS, i cili udhëtonte me shpejtësi marramendëse mes për mes qendrës së banuar në këtë zonë.

Automjeti tip “Ford” në përpjekje për të shmangur aksidentin ka goditur 2 automjete anës rrugës, të cilat kanë qenë të parkuara

Gjithësej në aksident janë përfshirë 4 automjete, 2 në lëvizje dhe 2 të parkuara.

Në automjetin tip “Ford” që udhëtonte me shpejtësi të lartë ka mbetur i plagosur drejtuesi i saj si dhe një vajzë që ishte pasagjere në mjet.

Ata janë dërguar në spitalin Kirurgjik të Elbasanit dhe pasi kanë marrë ndihmën e mjekëve, ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco