Situatë dramatike në plazhe/ Viktima e tretë në një javë, çfarë po ndodh në bregdetin shqiptar

Situatë dramatike në plazhe/ Viktima e tretë në një javë, çfarë po ndodh në bregdetin shqiptar

20:17, 15/07/2020
A+ Aa A-

Situatë dramatike mund të cilësohet ajo në bregdetin shqiptar, ku mbrëmjen e sotme u raportua për një tjetër viktimë në radhët e pushuesve.

Viktima e radhës u raportua një pushuese 71-vjeçare nga Podujeva e Kosovës, e cila u gjet e mbytur në plazhin e Shëngjinit në Lezhë.

Sipas raportimeve nga terreni, pushuesja e moshuar, e identifikuar me inicialet SH.L, humbi jetën, menjëherë sapo u fut për t’u larë në det.

Ajo ndodhej në plazhin e Shëngjinit së bashku me familjen e saj.

Ajo që e bën edhe më tragjike këtë humbje, është fakti se kjo është humbja e tretë brenda një jave në radhët e pushuesve nga Kosova në Shëngjin.

Ndërkohë që më parë kishte humbur jetën edhe një 73-vjeçar si dhe një 38-vjeçare po me banim në Kosovë.

“Më  datë 15.07.2020, në  Shëngjin, Lezhë është  mbytur në det shtetasja  Sh.L.,71 vjeçe,  banues në Podujevë, Kosovë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco